Nisma e PS për ndryshimet ligjore/ Manja: Nuk shtojmë privilegje individuale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, prezantoi ndryshimin ligjor sa i përket nismës mbi imunitetin e ministrave.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, u shpreh se qëllimi është garantimi i funksionimit të institucioneve, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për privilegj personal.

“Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve s’mund të jepet masa e pezullimit nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat.

Pse kemi zgjedhur këto subjekte? Janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës; janë themele të shtetit të së drejtës. Qëllimi është garantimi i funksionimit normal të institucioneve të shtetit dhe vendosja e balancës.

Duhet të bëjmë të qartë dallimin ndërmjet masave. Bëhet dallimi mes masave shtrënguese dhe atyre ndaluese. Masat shtrënguese janë masa sigurimi personal që kufizojnë lirinë individuale. Këto masa prekin drejtpërdrejt lirinë personale. Masat ndaluese kanë karakter funksional.

Ndryshimi që ne propozojmë nuk cenon kompetencën e gjykatës për caktimin e tyre sipas ligjit; ndërhyrja që propozojmë është proceduriale. Pra, ne nuk i prekim dispozitat kushtetuese dhe nuk shtojmë privilegje individuale. Subjektet mbeten të hetueshme dhe të prekshme penalisht.”, u shpreh Ulsi Manja.

Share This Article