Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur në Presidencë nga kryetarja e shtetit të Kosovës Vjosa Osmani.
Po sot Rama pritet të takohet me homologun Albin Kurti, ku në orën 15:00 do të pritet me ceremoni zyrtare në godinën e qeverisë së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë Rama do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Vizita e Edi Ramës në Prishtinë vjen një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, ku nesër shënohet 18-vjetori i pavarësisë.

