“Bordi i Paqes”/ Eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse merrni pjesë, BE nuk e ka bërë? Socialisti: Shqipëria marrëdhënie të veçantë me SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup përfaqësuesish nga Parlamenti Europian zhvilluan ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takuan me drejtues të lartë të politikës shqiptare për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.

Gjatë bisedimeve, eurodeputeti gjerman Michael Gahler pati një shkëmbim qëndrimesh me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, lidhur me përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Sipas burimeve, Gahler ngriti pikëpyetje për vendimin e menjëhershëm të Shqipërisë, duke theksuar se Bashkimi Europian ende nuk ka marrë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.

Në përgjigje, Balla vuri në dukje marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sugjeroi që çështja e mungesës së një qëndrimi të përbashkët të adresohet pranë institucioneve përkatëse të BE-së.

“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë”, pyeti Gahler.

“Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla.

Po ashtu, gjatë takimeve u diskutua edhe për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës.

Balla shprehu shqetësimin se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët mund të sillte pasoja destabilizuese në rajon, duke i bërë thirrje Parlamentit Europian ta ndjekë me vëmendje këtë zhvillim.

“Çdo përpjekje për te barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian ta ndjekë”, tha Balla.

Share This Article