Skandali ‘Epstein’, arrestohet ish-princi britanik Andrew! Prangoset në rezidencë në ditën e tij të lindjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andrew Mountbatten-Windsor, i njohur më parë si princi Andrew është arrestuar në ditën e 66-vjetorit të lindjes, nën dyshimet për abuzime me detyrën publike.

Arrestimi i ish-princit ndodhi për shkak të lidhjes së tij me miliarderin pedofil Jeffrey Epstein. Mediat publikuan makina të policisë pa fenelina, si dhe të oficerëve civilë, që u shfaqën në Sandringham në veri të Londrës që në orën 8:00 të mëngjesit.

Në një njoftim zyrtar, policia informoi se po kryhen kontrolle në banesat e Andrew që ndodhen në Berkshire dhe Norfolk.

Autoritetet kanë hetuar akuzat se Mountbatten-Uindsor ka ndarë informacione të ndjeshme me Epstein mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand, Afganistan. Po ashtu, edhe infromacione ka ndarë edhe për vizitat zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.

Policia kishte paralajmëruar më parë se po shqyrtonte akuzat se një grua ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për të pasur një takim seksual me Endrju.

Emailet e publikuara si pjesë e skandalit seksual zbuluan se Epstein punësoi një grua 26-vjeçare të quajtur Vera për të marrë pjesë në një darkë dhe e çoi atë në Pallatin mbretëror për një takim privat.

Po ashtu, në dosjet e fundit të Epstein, ish-princi u shfaq në fotografi sipër një gruaje të shtrirë në dysheme. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë mbi rrethanat.

Një tjetër dokument i publikuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë e shfaq ish-princin në foto edhe me Virginia Giuffre, e cila e akuzonte për sulm seksual.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ka këmbëngulur se nuk ka qenë kurrë dëshmitar ose i dyshuar për ndonjë nga sjelljet për të cilat akuzohet Epstein. Por, ai nuk ka komentuar mbi akuzat e fundit për abuzim me detyrën.

Mbreti Charles III ia hoqi titullin e princit në tetor vëllait të tij më të vogël, i cili sipas ligjeve britanike, rrezikon deri në burgim të përjetshëm.

Share This Article