Drejtuesit e industrisë së kujdesit të moshuarve nga Age UK, Marie Curie, Care England, Independent Age dhe Alzheimer’s Society i kanë shkruar Sekretarit të Shëndetit Matt Hancock duke i kërkuar një paketë kujdesi për të mbështetur kujdesin e shtëpive të moshuarve gjatë pandemisë.
Ata kanë bërë thirrje gjithashtu edhe për një azhornim të përditshëm të situatës.
Kjo kërkesë vjen pasi qeveria konfirmoi se kishte pasur shpërthime të koronavirusit në më shumë se 2,000 shtëpi kujdesi në Angli – por, pa specifikuar numrin e vdekjeve që kanë ndodhur.
Sipas operatorit më të madh të shtëpive të kujdesit në Britani, HC_One, koronavirusi ishte i pranishëm në dy të tretat – 232 – nga shtëpitë e grupit.
Drejtori i tij, Sir David Behan, tha sot për programin e BBC Radio 4 se gjatë tre javëve të fundit vdekjet nga koronavirusi arrijnë rreth një të tretën e të gjitha vdekjeve në shtëpitë e kujdesit të HC-One, i cili ka 329 shtëpi të kujdesit për të moshuarit në të gjithë Anglinë, Skocinë dhe Uellsin.
Në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë afërsisht 410 mijë njerëz në 11.300 shtëpi kujdesi për të moshuarit të cilët ofrohen nga 5,500 operatorë të ndryshëm. (BBC)