Lëvizjet e Ramës në Qeveri, reagon Berisha: Do të shpëtojë lëkurën, kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti.

Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij. Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar. Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha.

Share This Article