Banorët e Rrjollit përplasen sërish me rojet private

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të shtunë për pronat e tyre të cilat i janë dhënë kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e një resorti turistik.

Dhjetëra banorë kanë thyer xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2”, si dhe janë përplasur me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit.

Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private dhe kanë tentuar t’i përzënë duke i goditur me gurë.

“Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, brohorisnin në kor protestuesit.

Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre edhe pse çdo ditë përplasen me punonjësit e kompanisë, policisë dhe çdo ditë shoqërohet në komisariat pas përplasjeve.

Share This Article