GJIROKASTËR/Shembet një pjesë e banesës trekatëshe e familjes së njohur FICO, pjesë e trashëgimisë kulturore. Pa pasoja në njerëz.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ami Ninna

Amela Qirko korespondente Gjirokastër

Një pjesë e mirë e banesës trekatëshe Fico, në lagjen Palorto të Gjirokastrës, është shembur në orët e para të mëngjesit, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.Ngjarja ka ndodhur papritur, ndërsa e zonja e shtëpisë, Lule Fico, ka shpëtuar mrekullisht. Ajo ishte zgjuar vetëm dy minuta para se të shembej një pjesë e konstruktit të katit të tretë, ku ndodheshin edhe dhomat e gjumit.E moshuara është strehuar përkohësisht në një hotel pranë banesës, deri sa fëmijët e saj ta marrin me vete drejt Tiranës.Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë shembjen e bazamentit të dy odave në kulmin e çatisë, në katin e tretë, të cilat shërbenin si dhoma gjumi. Orenditë shtëpiake dhe pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar plotësisht, duke pësuar të njëjtin fat si muret anësore që u rrëzuan.Ndërkohë, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë qenë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar ndërhyrjet e mundshme. Sipas tyre, punimet pritet të kryhen në kohë të thatë, për shkak të lagështirës dhe terrenit të amortizuar.

Share This Article