Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit (mbretit) të Iranit, ka mirëpritur vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit.
“Ali Khamenei, Zahhaku [një mbret i lig në mitologjinë iraniane] i etur për gjak i kohës sonë, vrasësi i dhjetëra mijëra bijve dhe bijave më të guximshme të Iranit, është fshirë nga faqet e historisë”, shkruan Pahlavi në rrjetet sociale.
“Me vdekjen e tij, Republika Islamike në fakt ka marrë fund dhe së shpejti do të hidhet në koshin e plehrave të historisë.”
Pahlavi i dekurajoi zyrtarët iranianë nga emërimi i një pasardhësi dhe paralajmëroi se ishte “shansi i fundit” i forcave ushtarake, të sigurisë dhe të policisë për t’u bashkuar me popullin.
“Kjo shënon fillimin e festës sonë të madhe kombëtare; por nuk është fundi i rrugës.”
Pahlavi ndoqi prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij në mërgim pas revolucionit të vitit 1979 dhe që atëherë ka banuar në Shtetet e Bashkuara.


