Nuk kemi filluar t’i godasim fort”/ Trump: Do të rritet vala e sulmeve kundër Iranit 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot
[vplayer id=”181117″]

Në një intervistë me CNN, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “vala e madhe” e sulmeve kundër Iranit ende nuk ka ardhur.“Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort”, tha presidenti.“Po i shkatërrojmë shumë”, i tha Trump gazetarit të CNN, Jake Tapper, gjatë një interviste telefonike nëntëminutëshe. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë.”Kur u pyet për kohëzgjatjen e luftës, Trump tha se nuk “donte ta shihte të zgjaste shumë” . Më parë, sekretari i tij i mbrojtjes, Pete Hegseth, ishte agresiv me gazetarët dhe këmbënguli se nuk do të vendoste një afat kohor për konfliktin.“Gjithmonë kam menduar se do të zgjasin katër javë. Dhe jemi pak përpara afatit.”, shtoi ai.

Share This Article