Balla: Berisha, Ajatollahu i fundit në Evropë, sulmoi vilën e Enver Hoxhës!

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i grupit parlamentar të Taulant Balla iu përgjigj sot kërkesës së Tritan Shehut, duke theksuar se qëndrimi i Shqipërisë ndaj zhvillimeve ndërkombëtare është bërë i qartë përmes deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Balla e cilësoi ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si “Ajatollahu i fundit në Evropë”, duke e krahasuar sjelljen e tij në Shqipëri me tensionet dhe sulmet ushtarake në Lindjen e Mesme. Sipas Ballës, ndërkohë që SHBA dhe Izraeli godisnin objektiva të regjimit iranian, Berisha sulmoi vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila sot funksionon si qendër kulturore, duke qenë i vetmi që mund të hynte dhe të qëndronte pranë oxhakut të saj.

“Qeveria shqiptare përmes kryeministrit e ka bërë të qartë mbështetjen e Shqipërisë ndaj ndërhyrjes së SHBA dhe ë izraelit në një sulm parandalues ndaj Iranit dhe po ashtu sikurse jeni në dijeni Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me vendet në Gjirin Persik që janë kthyer në target të regjimit në shkatërrim e sipër të Ajatollahëve në Iran. Kryeministri ka biseduar sot me presidentin e emirateve të Bashkuara Arabe, dhe po ashtu ka shprehur solidaritetin dhe me vend të tjera mike, por siç jeni në dijeni ka pasur sulme ndaj Qipros. E mirëpresim propozimin tuaj për të pasur një qëndrim po besoj se qëndrimi ka qenë i qartë. Në të njëjtën linjë me atë që presidenti Trump konfirmoi se objektivi i SHBA ishte të mbronte popullin amerikan dhe vendet aleate duke eliminuar kërcënimet ndaj regjimit iranian. Ndërkohë që SHBA dhe Izraeli me forcat e tre godisnin objektivat e regjimit të Ajatollahëve, Ajatollahu i fundit në Evropë, Sali Berisha urdhëronte ju dhe ata që iu vijnë nga mbrapa të sulmonit godina. Në ato godinë vetëm Saliu ka qenë brenda, asnjëri nga ne. I vetmi që mund të hynte në atë godinë dhe të ngrohej pranë zjarrit bubulak të diktatorit, ishte Ajatollahu i partisë tuaj. Besoj që sot është dita që në emër të PD në linjë me grupin e partive popullore evropiane në PE, e thënë qartë përmes McKalister, që duhet të distancoheni nga dhuna”, tha Balla./K.C/dritare.net

Share This Article