Situata në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shqiptarët të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ministria këshillon shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. 

Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen: Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale. Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit; Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale; Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme; Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse”, vijon njoftimi.

Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri. 

Share This Article