Për të dalë më herët nga puna tha se është vendosur bombë në TEC Osllomej, ndalohet personi nga Kërçova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

MPB Maqedoni njofton se sot (05.03.2026) në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në TEC Osllomej.

Siç thonë nga MPB, ai në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij të cilin e ka informuar se ka pasur njohuri se në një departament në TEC “Osllomej” është vendosur bombë. Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

“Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin Osllomej të Kërçovës dhe është privuar nga liria. Në këtë rast, ai ka pranuar se kallëzimi është i rremë dhe se e kishte sajuar atë për të dalë më herët nga puna. R.B. është ndaluar në Stacionin Policor të Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Share This Article