Te Juventusi nuk po bëhet vendimtar, në Angli insistojnë për Zhegrovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Evertoni nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Edon Zhegrova, teksa anglezët kannë shpresë se mund t’i sigurojë shërbimet e 26-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Skuadra nga Premier Liga angleze po e sheh lojtarin e përfaqësueses dardane, si përforcim të duhur për sulmin dhe po bën gati ofertën për ta bindur Juventusin ta lëshojë. Thuhet se klubi italian është i gatshëm ta shesë Zhegrovën, i cili nuk ka bindur edhe aq shumë me paraqitjet e tij që kur u transferua në Torino nga Lilë.

Sulmuesi i krahut, paraqitjet i ka pasur të limituara deri më tani te Juventusi, teksa në vetëm një ndeshje ka qenë titullar. Javët e fundit, Zhegrova ka treguar paraqitje të mira kurse deri në këtë pikë të sezonit, ai ka regjistruar 20 ndeshje për Juventusin në të gjithë kompeticionet.

Juventusi pagoi rreth 20 milionë euro për Zhegrovën, i cili me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Share This Article