Ambasada Amerikane në Tiranë, në një njoftim zyrtar në faqen e saj në Facebook, ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar, duke iu referuar rritjes së tensioneve nga lufta SHBA-Iran në ditët e fundit.
Në njoftim, ambasada thekson se të gjithë amerikanët duhet të ndjekin udhëzimet e konsullatave dhe se do të përballen me pezullime të fluturimeve.
“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore”, thuhet në njoftim.


