Shtëpia e Bardhë premton 12 miliardë dollarë për spitalet më të goditura

albnews
By
1 Min Read

Rreth 12 miliardë $ (9,6 miliardë £) do t’u jepen afro 400 spitaleve amerikane të goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, ka njoftuar sekretarja e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Duke folur në konferencën e saj të parë për shtyp, zonja McEnany tha se shumica e fondeve do të shkonin në spitalet që kanë 100 ose më shumë pacientë Covid-19.

“Ofruesit tanë të kujdesit shëndetësor, siç e ka pranuar vazhdimisht Presidenti Trump, janë heronjtë tanë ndërsa ne punojmë për të mposhtur armikun e padukshëm”, tha ajo. (BBC)

Share This Article