Bardhi apel për pjesëmarrje në protestë: Edi Rama është i izoluar, pengesë për integrimin në BE

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë thirrje sot për pjesëmarrje në protestën kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

“Edi Rama po pengon integrimin europian sepse po mbron politikisht korrupsionin. Edi Rama është izoluar.

Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. PROTESTO,” shkruan Bardhi.

Thirrja e Bardhit shoqërohet me një video që sipas tij zbulon mashtrimin e kryeministrit për integrimin europian, ku kreu i qeverisë shprehet se “PS do i sigurojë shqiptarëve pasaportën evopiane më 2030-tën”.

Share This Article