53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 persona në Itali! Mes tyre edhe 2 shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku në pranga janë vënë 4 persona mes tyre edhe dy shqiptarë, të moshës 39 dhe 52 vjeç. 52-vjeçari mësohet se ishte nën arrest shtëpiak. Gjithashtu janë arrestuar një italian 64-vjeçar dhe një egjiptian 44-vjeçar.

Nga ky operacion u sekuestruan 53,000 euro para të gatshme, 4.5 kilogramë kokainë dhe 1.7 kilogramë hashash.  Droga dhe paratë u gjetën në një banesë në Osio Sopra.

Rasti u zbulua në kuadër të një hetimi të Policisë së Shtetit, të kryer midis provincave të Bergamos dhe Milanos, i cili çoi në sekuestrimin e një totali prej 12 kilogramësh drogë dhe 90,000 eurosh në para të gatshme. 

Hetimet u zhvilluan midis shtatorit 2022 dhe marsit 2023. Pasi mbërritën urdhër-arrestet në mesin e marsit 2026, oficerët kryen kontrolle në shtëpi, duke i gjetur personat e kërkuar në banesa me para të fshehura në mure dhe drogë. 

Share This Article