Gjykim anglez në Varshavë, Anthony Taylor vendos drejtësi në Poloni-Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anglezi i njohur Anthony Taylor do të gjykojë ndeshjen e Play-Off-it mes Polonisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Një gjyqtar i një niveli të lartë, me eksperiencë të gjatë, që mund të menaxhojë në mënyrën më të mirë një sfidë të kësaj natyre, ku luhen fatet e Botërorit 2026.

Taylor është i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka gjykuar në “Air Albania” edhe finalen e titullit mes Egnatias dhe Partizanit, ku rrogozhinasit fituan 1-0.

Asistentë të Taylor do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn. Anglezë do të jenë ata që do të jenë në sallën e VAR-it, Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt do të jetë lituanezi Donatas Rumsas.

Share This Article