Mediat zvicerane jehonë skandalit / 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave për koncertin e Kanye West , “goditje” për Ramën

Share

Një koncert i muzikantit amerikan në Tiranë po shndërrohet në një katastrofë politike për kryeministrin Edi Rama. Për lëvizjen protestuese, çështja tashmë shkon shumë përtej pakënaqësisë fillestare.

Nga Nicole Anliker, NEUE ZUERCHER ZEITUNG

Reperi kontrovers amerikan Kanye West u ngjit në skenë të shtunën e kaluar pranë Tiranës – dhe për më shumë se dy orë dha një shfaqje në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama i pagoi organizatorit privat të koncertit 4,2 milionë euro, nga frika se ai mund ta anulonte koncertin, i cili ishte paralajmëruar me shumë bujë, për shkak të shitjes së ngadaltë të biletave.

Pak ditë më parë, në një video në Facebook, një Edi Rama dukshëm i irrituar deklaroi se me këtë injektim financiar kishte parandaluar një turpërim për Shqipërinë.

Rama pretendoi gjithashtu se e dinte se kush ishte fajtor për shitjen e dobët të biletave: protestuesit e të ashtuquajturit Revolucioni i Flamingove.

Ai i akuzoi ata për shpifje dhe sabotim. Sipas tij, me përhapjen e panikut ata po largonin adhuruesit e muzikës.

Prej javësh, në vend zhvillohen çdo ditë protesta kundër qeverisë.

Padi kundër Ramës

Shumë vende evropiane i kanë anuluar koncertet e Kanye West, i cili tani quhet Ye, për shkak të deklaratave të tij të përsëritura antisemite dhe raciste.

Megjithatë, Rama, i cili konsiderohet si një politikan pro- Izraelit, ngriti posaçërisht një stadium të përkohshëm me emrin “Eagle Stadium”, me kapacitet prej 60.000 spektatorësh, për koncertin e reperit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit