Ndeshja e play off për Botërorin 2026 kundër Polonisë, kombëtarja mbërrin në Varshavë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka arritur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Të enjten, në orën 20:45 në ‘PGE Arena’ kuqezinjtë do përballen në gjysmëfinalen play-off kundër skuadrës polake.

Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play-off kundër fituesit e çiftit Ukrainë-Suedi.

Më herët, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaroi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e kombëtares.

Në dispozicion të shqiptarëve ishin vendosur 3 000 hyrëse, ose 5 për qind e kapacitetit të Stadiumit Kombëtar në Varshavë.

Share This Article