Shefi i OKB-së: Është koha të ndalet lufta ndaj Iranit, situata “jashtë kontrollit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme ka dalë “jashtë kontrollit”, duke shtuar se bota po përballet me rrezikun e një lufte edhe më të gjerë.

Në deklaratën e tij, Guterres u shpreh se është “koha e duhur” që SHBA dhe Izraeli t’i japin fund luftës ndaj Iranit, ndërsa i bëri thirrje edhe Teheranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje që nuk janë pjesë e konfliktit.

Ai theksoi se përshkallëzimi i mëtejshëm vetëm sa rrit rrezikun për destabilizim rajonal dhe global, duke kërkuar një kthim urgjent drejt diplomacisë.

“Është koha të ndalet ngjitja në shkallën e përshkallëzimit dhe të nisë rruga e diplomacisë, me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare,” u shpreh kreu i OKB-së.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe përplasjet ushtarake vazhdojnë, duke shtuar shqetësimet për një përfshirje më të gjerë ndërkombëtare në konflikt. 

Share This Article