I gjetën 10 kg drogë në banesën e vjetër, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi në banesën e tij të vjetër u gjetën 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet me targa të huaja dhe dy motobarka.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kosani”, në pranga ra shtetasi A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj, i cili dyshohet se me automjetin dhe dy motobarkat do të trafikonte lëndën narkotike.

“Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:    

-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj. 

Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.

Share This Article