Albulena Haxhiu merr detyrën si ushtruese e Presidentes së Kosovës, Osmani përfundon mandatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë detyrën si ushtruese e Presidentes së Republikës së Kosovës, pas përfundimit të mandatit të rregullt të Vjosa Osmani.

Pasditen e së shtunës, në Presidencë u zhvillua ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës. Në një moment simbolik, Osmani i dorëzoi Haxhiut Kushtetutën e Kosovës, duke shënuar kalimin e përgjegjësive institucionale.

Vjosa Osmani ishte zgjedhur Presidente më 4 prill 2021, pas raundit të tretë të votimit në Kuvend. Në atë kohë, sigurimi i kuorumit prej 80 deputetësh u bë i mundur edhe me mbështetjen e Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me përfundimin e mandatit të saj, drejtimi i Presidencës kalon përkohësisht te Haxhiu, deri në zgjedhjen e presidentit të ri sipas procedurave kushtetuese. 

Share This Article