Vritet shefi i Inteligjencës së Gardës Revolucionare iraniane

albnews
By
1 Min Read

Garda Revolucionare e Iranit ka raportuar vdekjen e shefit të inteligjencës në një sulm amerikano-izraelit.

Majid Khademi, “kreu me ndikim dhe i arsimuar i inteligjencës për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike”, u vra “në agim” në një sulm amerikano-izraelit, njoftoi Garda Revolucionare në Telegram.

Duke përdorur terminologjinë e Teheranit për Izraelin dhe SHBA-në, Garda Revolucionare e përshkroi sulmin si një “sulm terrorist kriminal nga armiku amerikano-sionist”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ishte informuar nga Shefi i Shtabit se ushtria izraelite e kishte “eliminuar” Hademin.

Ai deklaroi se Hademi ishte përgjegjëse drejtpërdrejt për sulmet vdekjeprurëse me raketa ndaj civilëve izraelitë. “Gardat Revolucionare po qëllojnë ndaj civilëve dhe ne po eliminojmë kokat e terroristëve”, tha Katz, në një reagim të tijin. 

Share This Article