Reperit Kanye West i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar qeveria britanike për BBC.
Sipas njoftimit nga Qeveria, West kishte aplikuar për hyrje në vend përmes një autorizimi elektronik udhëtimi (ETA), por kërkesa e tij është refuzuar.
Autoritetet thanë se vendimi u mor sepse prania e tij “nuk do të ishte në interes të së mirës publike”.
Ky vendim vjen në mes të polemikave të shumta rreth reperit, i cili prej vitesh ka shkaktuar reagime të forta për deklarata antisemitike, raciste dhe komente që lidhen me ideologjinë naziste.
Refuzimi i hyrjes në Britani vë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e tij të planifikuar në festivalin “Wireless” në Londër.

