Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar mesditën e sotme aleatët, në një takim që po zhvillohet në selinë blu, për të koordinuar aksionin opozitar, i cili siç është paralajmëruar do të zhvillohet përmes protestave çdo të enjte para Kuvendit të Shqipërisë.
Në takimin e këtyre çasteve janë të pranishëm Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili nga LSI-ja, Agron Duka i Partisë Agrare-Ambientaliste, Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Dashamir Shehi i LZHK-së.
Ndërkohë, po në selinë e Partisë Demokratike është planifikuar një mbledhje e kryetarëve të degëve të Tiranës që nën drejtimin e Lulzim Bashës do të mbahet pasditen e kësaj të hëne në orën 17:00, sipas burimeve nga selia blu. Mbledhja do të zhvillohet për të diskutuar për protestat dhe përgatitjet për atë të radhës, këtë të enjte përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.