Chelsea e ka eliminuar sonte Liverpoolin nga FA Cup.
“Blutë” e mposhten Liverpoolin me rezultat 2:0 dhe kjo është humbja e tretë e “të kuqeve” brenda pak ditësh.
Me këtë fitore, Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup.
Willian dhe Ross Barkley i shënuan dy golat e triumfit në “Stamfrord Bridge” për skuadrën e Frank Lampard.
Kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e Jurgen Klopp. Deri sa e vazhdon luftën për fitore të kupës në Ligën angleze dhe në Ligën e Kampionëve, Liverpool tani e ka humbur mundësinë që të fitojë edhe FA Cup.