Përplasje protestues-polici para Kuvendit të Shqipërisë (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përplasja para godinës së Parlamentit në Tiranë detyruan policinë të hedhë gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të çanin kordonin e sigurisë.

Kreu demokrat Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelat dhe të arrestojnë Ramën.

“Arrestojeni, bëni detyrën tuaj. Arrestojeni para se ta bëjë populli”, deklaroi Basha dhe shtoi se beteja e nisur nga opozita do të çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët. Kjo është një betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar vendin, do të çlirojë vogëlushët, teksa ndiejnë pamundësinë e prindërve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Ky udhëtim do të çlirojë qytetarët dhe të gjithë socialistët e ndershëm”, tha Basha.

Teksa para Parlamentit ka mbetur një numër më i vogël protestuesish, kryetarja e LSI u shpreh se kjo është e turpshme pasi po hidhet gazlotsjellës ndaj shqiptarëve.

“Boll vazhduat kështu, ju nuk do ta ndaloni kurrë marshimin e shqiptarëve”, theksoi ajo teksa bënte thirrje që protestuesit të mblidheshin sërish.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply