Emisarët special të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, do të zbarkojnë sot në Prishtinë, ku herët në mëngjes rreth orës 09:00 do të takohen me Kryeminisrtrin Albin Kurti.
Thuhet se emisarët Special të Macronit dhe Merkel do të vijnë në Prishtinë për takime me liderët e vendit ku do t’i japin mesazhe të qarta në lidhje me situatën e fundit.
Misioni i tyre ne agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbi si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.
Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve te dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.