Tre raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read

Tre raste të reja me koronavirus janë paraqitur në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë për mediat ka thënë se nga tetë personat të cilat janë testuar për korona virus, tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv kurse pesë të tjerët kanë rezultuar negativ.

Me tre rastet e fundit, numri i të prekurve në vend ka shkuar në shtatë.

Ndryshe, gjatë ditës u mësua se e infektuar nga virusi ka qenë edhe drejtoresha e Dermatologjisë./RTV21/

Share This Article