Atletico Madridi e ka eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Anfield”.
Ishte pjesa shtesë e lojës që përcaktoi fituesin, ku pas 120 minutave lojë Liverpooli u eliminua me rezultat 2-3.
Pjesa e parë nisi më mirë për Liverpool dhe ata arrin që t’i barazojnë shifrat nga ndeshja e parë ku Atletico, kishte fituar në Wanda Metropolitano me rezultat 1-0.
Kampioni në fuqi vazhdoi me paraqitjen e dobët për dy javë radhazi, duke zhgënjyer me lojën e saj.
Tani Liverpool vazhdon garën për trofe vetme në Premierligën angleze, ku mban pozitën e parë.