Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-presidenti, Bujar Nishani ka publikuar një foto si dëshmi nga protesta e mbrëmshme e qytetarëve përpara parlamentit ku ka theksuar “Çdo krim ndaj popullit do të hetohet!”
“Ky ishte populli “i dhunshëm” mbrëmë”, tregon Nishani foton teksa protestonte kundër dhunës së grupeve kriminale në proçeset e votimit në Shqipëri që nga 2015 pa ndalim.
“Populli në mes lëndëve të dëmtimit në masë, të ndaluara për t’u përdorur ndaj grumbullimeve masive, nga çdo Konventë Ndërkombëtare. Çdo krim ndaj popullit do të hetohet!”, shkruan Nishani.