Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë për mashtrimin me barna

 1,000 total views,  1 views today

Martin Shkreli, ish-drejtuesi i firmës së barnave, i cili urdhëroi rritje dramatike të çmimit të një ilaçi që shpëton jetën, është përjashtuar nga kjo industri përjetë.

Në një vendim të premten, gjyqtarja Denise Cote e urdhëroi atë të kthente 64.6 milion dollarë, në fitimet që ai bëri nga skema.

Ajo vendosi se veprimet e Shkrelit kishin shkelur ligjet kundër monopoleve. Shkreli aktualisht po vuan dënimin me burg për mashtrim të investitorëve.

Por ky vendim ka të bëjë me veprimin që ai ndërmori në vitin 2015 për të rritur çmimin e Daraprim, një ilaç prej kohësh i përdorur për trajtimin e toksoplazmozës, nga 13,50 dollarë në 750 dollarë – rreth 4,000% brenda natës.

Ai hartoi gjithashtu marrëveshje furnizimi për të bllokuar konkurrentët nga ofrimi i një versioni gjenerik të ilaçit të papatentuar, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen parazitare te gratë shtatzëna dhe pacientët me SIDA.

Lëvizjet ishin jopopullore dhe i dhanë pseudonimin “Pharma Bro”.

Shtatë shtete dhe Komisioni Federal i Tregtisë ngritën një padi për sjelljen e tij në vitin 2020, duke thënë se ai kishte shkelur ligjet shtetërore dhe federale që ndalojnë sjelljen antikonkurruese.

Sipas mendimit të saj, gjykatësja e qarkut amerikan Cote e quajti Shkrelin “lëvizësin kryesor” në skemë.

“Ishte ideja e tij dhe ai e çoi atë në çdo hap të rrugës”, ka shkruar ajo.

Vyera Pharmaceuticals, të cilën Shkreli e themeloi dhe më parë njihej si Turing Pharmaceuticals, më parë ra dakord të paguante 40 milionë dollarë.