Bilanci i koronavirusit në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 175 530 raste infektimi dhe 7 007 të vdekur  u regjistruan sot në 145 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 587 vdekje të reja dhe 11 597  raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 349 vdekje, Irani me 129 dhe Franca me 36.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 860 raste, përfshirë 3 213 vdekje dhe 67 490 të shëruar. 16 raste infektimi dhe 14 vdekje u njoftuan midis të dielës dhe të hënës.

Në pjesën tjetër të botës, sot u regjistruan gjithsej 94 676 raste infektimi (11 581 të reja), përfshirë 3 794 vdekje (573 të reja).

Që nga dita e djeshme, Portugalia, Bahreini, Hungaria, Guatemala dhe Luksemburgu kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Trinité-et-Tobago, Liberia, Somalia, Tanzania, njoftuan rastet e para të infektimit.

Azia – 92 260 raste (3 337 viktima).

Europa – 61 073 raste (2 711 viktima).

Lindja e Mesme – 16 530 raste (869  viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 4 126 raste (70 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 815 raste (7 viktima).

Oqeania 358  raste (5 viktima).

Afrika – 374 raste (8 viktima)./ATSH/

Share This Article