ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’ 7 hours ago
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez 7 hours ago
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’ 7 hours ago
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner. 7 hours ago
Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Thirrja e Bashës për Qeverinë: Të përgatiten edhe spitalet rajonale

albnews by albnews
18 March, 2020
in Albania
0
Thirrja e Bashës për Qeverinë: Të përgatiten edhe spitalet rajonale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të përgatisë spitalet rajonale për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Në një reagim pas vdekjes së dytë nga COVID 19, Basha po ashtu i kërkoi përsëri qeverisë që të marrë masat për të pajisur personelin mjekësor me mjetet e nevojshme mbrojtëse.

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Sa të sigurta janë prodhimet shqiptare? “Kontroll dhe jo besim qorr”, teknologu tregon si duhet të lahen frutat e perimet

Reagimi i Lulzim Bashes:

Është i trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID 19. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjes së tij. Dua gjithashtu të përgëzoj dhe uroj ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19.

Prej ditësh kam shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19.  Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetëra raste të tjera të vetëkarantinuar.

Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë  personelin shëndetësor me të gjithë  mjetet e duhura  mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambiente të veçanta në spitalet rajonale  për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.  Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.

Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.

Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat  e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi.

Në këtë menyrë  do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t’ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë  me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët  janë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Ndërsa një vëmendje  e shtuar duhet dhe ndaj  qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë  në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet  siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta. Koha nuk pret.

Dua me përulësi t’ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë  të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët  e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit  e mediave që pa  marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe  mendjen nga informacionet që përcjell media.

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju të dashur bashkqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

10 September, 2025
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

10 September, 2025
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

10 September, 2025
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result