Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se sipas sondazheve, Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar.
Kjo u bë e ditur pas takimit të përbashkët mes LSDM-së, BDI-së dhe partnerëve tjerë të koalicionit dhe partitë e tjera, të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial të pushtetit Stevo Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale.
I pyetur se përse nuk e kishin mbështetur Pendarovskin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, Ahmeti tha se atëherë nuk kishin mundësinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët me LSDM-në./AlsatM/