SHBA aprovoi sot përdorimin e klorokinës, një trajtim antimalarje, kundër koronavirusit të ri, i cili ka dhënë rezultate shumë inkurajuese paraprake, njoftoi presidenti Donald Trump.
“Ne do të jemi në gjendje ta prodhojmë këtë ilaç pothuajse menjëherë”, tha ai, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Trump theksoi, gjithashtu, se ky trajtim mund të jetë një “game changer” në luftën kundër pandemisë së COVID-19./ATSH/