27 vjet nga çlirimi i Kosovës, Ambasada Amerikane / Ndërhyrja e NATO-s solli paqe dhe stabilitet

Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rikujtuar sot 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka theksuar rolin e NATO-s në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend. 

“Njëzet e shtatë vjet më parë sot, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës për paqe dhe stabilitet. Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më 12 qershor shënohet 27-vjetori i çlirimit të Kosovës, që lidhet me përfundimin e luftës në vitin 1999 dhe hyrjen e forcave të NATO-s. Kjo ditë shënon fundin e konfliktit dhe fillimin e një periudhe paqeje e rindërtimi për vendin.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit