Skandal në Britani /Home Office humb gjurmët e migrantëve pa të drejtë qëndrimi

Share

Ministria e Brendshme e Britanisë (Home Office) është vënë nën kritika të forta pasi pranoi se nuk di vendndodhjen e një numri të panjohur migrantësh, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar dhe që duhet të largohen nga vendi.

Një raport i Komisionit Parlamentar të Llogarive Publike (PAC) e cilësoi situatën si “tronditëse dhe të papranueshme”, duke theksuar se autoritetet nuk kanë informacion të saktë se sa persona pa të drejtë qëndrimi ndodhen ende në Mbretërinë e Bashkuar.

Deputetët kritikuan menaxhimin e sistemit të azilit, duke argumentuar se qeveria ka dështuar të krijojë një strategji afatgjatë dhe se sistemi vazhdon të mbështetet në masa të përkohshme e të kushtueshme. Sipas raportit, shpenzimet për strehimin e azilkërkuesve arrijnë në miliarda paund, ndërsa problemet me vonesat dhe prapambetjet mbeten të pazgjidhura.

Komisioni kërkoi që Home Office të publikojë të dhëna të qarta mbi numrin e azilkërkuesve të refuzuar që ndodhen ende në vend dhe të paraqesë një plan konkret për identifikimin dhe largimin e tyre.

Raporti ngre shqetësime serioze për kontrollin e emigracionit në Britani dhe për aftësinë e autoriteteve për të zbatuar vendimet e marra ndaj personave që nuk kanë fituar të drejtën e azilit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit