Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në organizimin që do të mahet sot në sheshin ‘Italia’ për 35-vjetorin e themelimit të PS. Ajo doli hapur kundër, duke kritikuar zhvillimet brenda PS-së dhe organizimin e një “antimitingu”, siç e cilëson ajo. Dade thekson se socialistët e vërtetë, sipas saj, nuk gjenden në aktivitetet e organizuara nga lart, por në sheshin ku prej 13 ditësh po zhvillohet protesta e rinisë për dinjitet dhe të drejta sociale.Nderkohe edhe Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej 12 ditësh në Tiranë, ku qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Bushati ka kritikuar ashpër mënyrën si po trajtohet protesta në hapësirën mediatike, duke pretenduar se ajo është “censuruar nga mediat kombëtare” dhe se fillimisht është transmetuar vetëm nga News24 dhe më pas nga media ndërkombëtare.
Sipas tij, Partia Socialiste duhet të reflektojë seriozisht mbi situatën politike në vend dhe të kërkojë ndjesë për gabimet e bëra gjatë qeverisjes, duke theksuar se “partneriteti mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar duhet zhbërë”.


