Rruga e fshehtë drejt Anglisë, zbulohen ofertat e trafikantëve shqiptarë në TikTok/Investigimi i “The Telegraph”

Share

Sipas një investigimi të gazetës britanike The Telegraph, trafikantët shfrytëzojnë mungesën e kontrolleve të pasaportave në kufirin mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Në postime të publikuara në TikTok dhe platforma të tjera, ata ofrojnë udhëtime me avion drejt Dublinit dhe më pas kalimin drejt Britanisë, kundrejt pagesave që arrijnë deri në 7 mijë paund.

Çështja ka marrë vëmendje të shtuar pas sulmit me thikë të ndodhur në Belfast, ku një shtetas sudanez, i identifikuar si Hadi Alodid, akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj një 44-vjeçari. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se kishte mbërritur fillimisht në Dublin nga Franca dhe më pas kishte udhëtuar drejt Belfastit.

Ngjarja ka shkaktuar tensione dhe protesta në Irlandën e Veriut, ku janë regjistruar sulme ndaj banesave, automjeteve dhe bizneseve të emigrantëve. Familje të tëra janë evakuuar nga policia për arsye.Në reagim ndaj situatës, qeveria britanike njoftoi forcimin e operacioneve kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Ministria e Brendshme deklaroi se do të intensifikojë kontrollet dhe arrestimet ndaj personave që shfrytëzojnë boshllëqet ligjore të lëvizjes mes Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit