Janë zbardhur emrat e 20 personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masa sigurie në kuadër të operacionit të zhvilluar kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim të kokainës dhe pastrim të parave.
Kujtojmë që SPAK lëshoi 15 ‘arrest me burg’ dhe 5 ‘arrest në shtëpi’.
Krerët e këtij grupi dyshohet se janë vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, të cilët drejtonin trafikun e drogës.
Në pranga ka rënë biznesmeni Orest Sota, ndërsa në ‘arrest shtëpie’ është Edmond Jaupi. Në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi. Ky i fundit del edhe në dosjen e Belinda Ballukut, ku është favorizuar në tenderat e rrugëve.
Artur Shehu është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Ai ndodhet prej vitesh në SHBA ku ka fituar azil politik. Në kërkim gjithashtu është dhe Orges Birçaj.
EMRAT
1-Ardian Zykaj
2-Alfredo Hamzai
3-Adrian Rama
4-Erjon Rama
5-Orgest Bircaj
6-Orest Sota
7-Elton Memeti
8-Artur Shehu
9-Leonard Bishaj
10-Arben Ismaili
11-Edmond Jaupi
12-Besnik Myftari
13-Dritan Aga
14-Luciano Koceku alias Artur Koceku
15-Dino alias Abedin Koceku
16-Ervin Koceku
17-Astrit Vladi
18-Kastriot Vladi
19-Gezim Islami
20-Ilir Shtufi


