Protesta kombëtare e kësaj të shtune mund të quhet pa frikë si manifestimi më i madh i mbajtur në Shqipëri që prej rënies së komunizmit në 1990. Dhjetra mijëra qytetarë janë bashkuar në ditën e 14 të.Protesta e katërmbëdhjetë qytetare ka grumbulluar mijëra protestues vendas dhe përfaqësues nga diaspora.Protestat e shqiptarëve kanë kaluar kufijtë e vendit, duke u shtrirë në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.
Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në diasporë, ku shqiptarët po organizojnë tubime të njëpasnjëshme në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.
Organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, shqiptarët jashtë vendit do të protestojnë njëkohësisht në 17 qytete të mëdha, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë politike: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimeve të publikuara nga grupet organizatore, tubime janë paralajmëruar në disa prej qendrave më të rëndësishme të diasporës shqiptare.


