Sulm i përgjakshëm në Meksikë, vritet kryebashkiaku

Share

Kryetari i bashkisë së San Miguel Amatitlan, një qytet me rreth 7 mijë banorë në shtetin Oaxaca të Meksikës jugore, është vrarë nga disa persona të armatosur.Sipas Prokurorisë së shtetit Oaxaca, viktima, Joel Angel Bravo Martinez, ra pre e një sulmi të armatosur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.Prokuroria bëri të ditur se prania e forcave të sigurisë në zonë është shtuar dhe se po zhvillohen operacione të përbashkëta me autoritetet federale për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Në shtetin Oaxaca veprojnë disa nga kartelët më të fuqishëm të drogës në Meksikë, përfshirë Kartelin Sinaloa dhe Kartelin Jalisco Nueva Generacion.

Dhuna ndaj zyrtarëve lokalë mbetet një problem serioz në Meksikë. Që nga viti 2006, kur qeveria shpalli luftën kundër kartelëve të drogës, pothuajse 100 kryetarë bashkish janë vrarë në vend.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit