Britani / Mijëra protestues dalin në rrugë kundër emigrimit dhe kërkojnë kufij më të kontrolluar

Share

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Belfast në një protestë kundër racizmit, pas dhunës që shpërtheu në qytet gjatë kësaj jave, ku shtëpi, biznese dhe automjete u shënjestruan dhe u dëmtuan.

Trazirat u nxitën pasi pamjet e një sulmi me thikë në veri të Belfastit të hënën në mbrëmje, ku viktima mbeti me plagë të rënda, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. Një burrë është akuzuar për tentativë vrasjeje në lidhje me ngjarjen.

Tubimi i quajtur “Together Against Hate” (“Së Bashku Kundër Urrejtjes”) filloi rreth orës 13:00 pranë Belfast City Hall. Autoritetet policore mbyllën një numër rrugësh për të lehtësuar zhvillimin e protestës dhe lëvizjen e turmës.

Në protestë morën pjesë përfaqësues të disa partive politike dhe sindikatave të ndryshme.

Disa nga protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si: “T’i kundërvihemi racizmit”, “Refugjatët janë të mirëpritur” dhe “Trazirat nuk flasin në emër të Belfastit”.

Protesta u organizua nga grupi United Against Racism.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit