Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec–Lin, në zonën e njohur si Pojskë, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Golf” me targa të Maqedonisë së Veriut ka kryer një parakalim të gabuar, duke i prerë rrugën një mjeti tip “Benz”, ku udhëtonte një familje nga Korça. Si pasojë, dy automjetet janë përplasur kokë më kokë me forcë të madhe
Nga përplasja ka humbur jetën një grua, pasagjere në automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut. Ajo mbeti e bllokuar në mjet për më shumë se 20 minuta dhe, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e saj, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.


