Tronditet Prizreni , 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve, plagoset babai i tij

Share

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar në tragjedi në Prizren, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 në fshatin Kobaj, ku ka shpërthyer një sherr mes kushërinjve. Gjatë përplasjes, i riu ka marrë plagë të rënda me mjet prerës dhe ka ndërruar jetë.

Nga konflikti ka mbetur i plagosur edhe babai i viktimës, 57 vjeç, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë ndihmë mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, ndërsa personat e dyshuar dhe familjarë të viktimës janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit