Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne Mirditën.Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë. Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në fshatin Shkorrët, në aksin rrugor Reps–Spaç.Sipas të dhënave paraprake, Lleshi ndodhej në një automjet tip Toyota Yaris kur dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.


