“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik” reagon Rama për protestën

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së 15-të të zhvilluar në Tiranë kundër projektit në Sazan dhe Zvërnec, e cila një ditë më parë u shtri deri në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin drejt Aeroportit të Rinasit, duke sjellë bllokime të qarkullimit.Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se protestuesit kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, por theksoi se protesta nuk lidhet më me objektin fillestar të kundërshtimit dhe po shoqërohet me pasoja për lëvizjen e qytetarëve dhe sezonin turistik.

Ai shtoi se bllokimi i akseve kryesore rrugore dhe aeroportit ndikon në funksionimin normal të qarkullimit dhe aktivitetit ekonomik në vend

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit